U tha se ishte infektuar me koronavirus, reagon futbollisti shqiptar: “Jam si molla”

Disa media raportuan së fundmi se ish lojtari i Kombëtares shqiptare, Skerdilaid Curri, që ka luajtur me Besën dhe Partizanin, ishte infektuar me koronavirus.
Por këtë lajm e ka mohuar vet futbollisti. “Sapo më lajmëroi nëna ime! Ishte e trembur”, tregon ai për “Telesport”.
“Jam si molla dhe ky lajm është totalisht gënjeshtër. Nuk e di kush e ka nxjerrë. Nuk kam pasur asnjë problem me shëndetin, pa grip dhe viruse. Dhe nuk kam bërë asnjë testim. Nejse, në Shqipëri bëjnë si të duan, nuk është risi! Trembin njerëzit”, shprehet Curri.
Curri një pjesë të mirë të karrierës e ka kaluar në Gjermani me Erzgebirge Aue.