U tha se ishin zënë pasi Luana nuk i shkoi në ditëlindje, Fifi zbulon të vërtetën e marrëdhënies mes tyre
Disa ditë më parë, u përfol se Luana Vjollca dhe Fifi e kishin prishur miqësinë që ekzistonte mes tyre. Shkak u bë fakti se Luana nuk e uroi publikisht Fifin për ditëlindjen e saj.
Po ashtu, moderatorja nuk ishte pjesë e festës me të ftuar VIP që Fifi organizoi për ditëlindjen e saj të 27-të.
Por pas fjalëve se dyshja janë zënë, ka reaguar Fifi. Këngëtarja i është përgjigjur një ndjekësi, duke mohuar këto fjalë.
“E kam marr urimin në privat. Ajo është e rëndësishme. Jo çdo dashuri duhet të publikohet”, ka shkruar Fifi, ndërsa ka etiketuar Luanën.