U tha se është shtatzënë, Rezarta Shkurta zbulon të vërtetën

Në media qarkulloi lajmi se këngëtarja, Rezarta Shkurta është në pritjen e ëmbël. Këto aludime nisën pasi në videon e publikuar mbrëmë nga Rezarta, ajo shfaqej pak më e mbushur se zakonisht. Por me sa duket këto lajme nuk kanë qenë të vërteta dhe këtë e ka treguar vetë këngëtarja nëpërmjet një postimi në ‘Instastory’. “Lajm i rremë. Nuk guxon njeriu të vëri bark se e bëjnë shtatzënë. Nuk do ju kisha dhënë rëndësi këtyre lajmeve, por duke qenë se po më urojnë shumë miq po ju them: ”Nuk jam shtatzënë dhe nuk kam ndërmend të jem. Thjesht jam shëndoshur”, shkruan Rezarta. Me sa duket momentalisht këngëtarja dhe bashkëshorti i saj, kanë menduar t’i përkushtohen vetëm rritjes së Herës./Who