U tha se e ka tradhtuar, çfarë po ndodh mes Nejmarit dhe të dashurës së tij?

Nuk është sekret që marrëdhënia e Neymar me influencuesen braziliane Bruna Biancardi po kalon një krizë. Kjo pasi asi i PSG-së thuhet se e ka tradhtuar atë.

Pak ditë pas thashethemeve, ai u shfaq pa unazën matchy-matchy që ka me të dashurën e tij gjatë një darke me miqtë në São Paulo dhe kjo bëri që fansat e çiftit të spekulojnë për një fund të mundshëm të lidhjes.

Nga ana tjetër, Bruna është shfaqur herë me unazë dhe herë pa unazë. Për herë të fundit ajo u pa në palestër me mikeshat e saj në São Paulo dhe ka treguar unazën që e mbante në gishtin e unazës në dorën e djathtë. Aksesori i çmuar është bërë dhuratë nga lojtari, i cili mban një të tillë si simbol i dashurisë së tyre. Mes thashethemeve për një krizë, blogerja nuk u pa më me unazën pak ditë më parë. Megjithatë ajo e ka vendosur sërish dhe zgjoi kureshtjen e publikut për marrëdhënien mes tyre.

Tradhtia e supozuar e yllit të PSG

E përditshmja braziliane ‘Isto é gente’ plasi ‘një bombë’ para pak ditësh duke shkruar se Neymar, i cili ishte i pranishëm në një festë të organizuar nga lojtari i Real Madrid, Vinicius Jr. në Cachoeira de Macacu, në periferi të Rio de Janeiro tradhtoi Brunën sheshit. Sipas informacioneve nga profili në Instagram “Gossipdodia”, ylli i PSG-së ishte lëshuar në festë dhe kishte shkëmbyer disa puthje në buzë gjatë eventit, përfshirë një me modelen Nathalia Castro. ‘Isto é Gente’ pretendoi se ka folur me disa burime dhe ka zbuluar se Neymar ka shkuar pa Bruna Biancardin në festë, pra ka qenë ‘single’ në klub.

Hera e fundit që u panë bashkë

Paraqitja e fundit e çiftit ishte gjatë një shfaqjeje çmimesh në fund të qershorit. Më parë, ata pozuan për foto në festën e Neymar në qershor, e cila u zhvillua në rezidencën e tij në Mangaratiba, Rio de Janeiro.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by NJ 🇧🇷 (@neymarjr)

Rrjetet sociale

Diçka që ka tërhequr shumë vëmendjen janë rrjetet sociale të zogjve të dashuruar. Që kur nisën thashethemet për një tradhti të mundshme nga ana e Neymar, Bruna nuk ka qenë shumë aktive në profilin e saj në Instagram, ku bënte gjithmonë disa publikime gjatë ditës. Ajo nuk i ka pëlqyer asnjë postim Neymarit që pas zërave. Lojtari gjithashtu nuk ka pëlqyer asnjë postim të saj.

Rrjetet sociale

Diçka që ka tërhequr shumë vëmendjen janë rrjetet sociale të zogjve të dashuruar. Që kur nisën thashethemet për një tradhti të mundshme nga ana e Neymar, Bruna nuk ka qenë shumë aktive në profilin e saj në Instagram, ku bënte gjithmonë disa publikime gjatë ditës. Ajo nuk i ka pëlqyer asnjë postim Neymarit që pas zërave. Lojtari gjithashtu nuk ka pëlqyer asnjë postim të saj.

Neymar dhe Bruna u panë së bashku për herë të parë kur ishin në një udhëtim në Ibiza të Spanjës gushtin e kaluar. Të pranishëm me ta kanë qenë edhe miqtë e futbollistit dhe djali i tij. Bruna dhe Neymar u panë shumë të afërt me njëri-tjetrin duke konfirmuar kështu se kanë nisur një lidhje. Por, vetëm pak muaj më parë e kanë zyrtarizuar në Instagram ku nuk kanë munguar dedikimet e ëmbla për njëri-tjetrin.

Bruna është shpërngulur në Paris ku jeton me Neymarin teksa shkon shpesh në stadium, në ‘Parc de Princes’ për të mbështetur të dashurin e saj.

Bruna Biancardi është një influencer në mediat sociale nga Brazili. Bukuroshja brune ka lindur më 15 prill 1994 dhe është 28 vjeç. Bruna ka studiuar për modë dhe është marrë me marketing dhe menaxhim të tregtisë elektronike për më shumë se 8 vjet.