U tha se do të largohet nga “InTV”, Fatma Methasanin do ta shohim në këtë televizion?

Një ditë më parë, u përhap lajmi se moderadoren e njohur Fatma Methasani nuk do ta shohim në “InTV” në këtë sezon të ri televiziv.

Burime pranë Fatmës u shprehën se ishte shtatzënia që e bëri atë të merrte një vendim të tillë. E teksa të gjithë menduan se për një kohë nuk do ta shihnin në ekran, ajo i ka surprizuar të gjithë me një postim në “Instastory”.

Fatma-2

Fatma publikoi një foto ku shfaqej së bashku me kolegun e saj, Armend Dumbon, në ambientet e “Top Channel”.

Ende nuk është zbuluar se pse moderatorja ndodhej në ambientet e këtij televizioni, por mund të bëhet fjalë për ndonjë projekt të ri.

Ndërsa nga ana tjetër, Fatma dhe partneri i saj, Alfio Rrotani, kanë vendosur që të mos reagojnë në lidhje me lajmet se ata do të bëhen prindër për herë të parë.