U tha se do të bëhej nënë: Flet Jennifer Aniston
Jennifer Aniston nuk ka në plan të bëhet nënë, pavarësisht se çfarë qarkulloi nëpër media.
Thashethemet e para nisën fill pasi interneti u entuziazmua me xhirimet e ribashkimit të “Friends”. Mirëpo Jennifer, përmes përfaqësuesit të saj, i ka mohuar.
“Historia është trillim dhe e pavërtetë,” tha përfaqësuesi i aktores për E! News.
Më parë, burime për revistën Closer thanë se ribashkimi i sitcome-it e shtyu Aniston të ndante lajmin me miqtë e saj, duke thënë se do të adoptonte një foshnjë nga shtëpia e fëmijës në Meksikë, “Casa Hogar Sion”, ku ka qenë mbështetëse për një kohë të gjatë.
Jennifer ka folur vazhdimisht për mëmësinë pas shumë e shumë pyetjesh që i bëhen shpesh. Në vitin 2017, ajo u shpreh se paparacët thjesht e fotografojnë dhe “krijojnë një histori që ajo po pret një fëmijë”.
“Çfarë më sjell lumturi? Unë kam një punë të shkëlqyeshme. Kam një familje të shkëlqyeshme. Kam miq të shkëlqyeshëm. Nuk kam asnjë arsye të ndihem ndryshe. Nëse do ndihesha, do ndryshoja këndvështrimin.” – tha ajo për Elle në vitin 2020.
“Në të ardhmen dëgjoj të qeshura dhe shoh fëmijë që vrapojnë,” tha gjithashtu një vit më parë.
/Anabelmagazine