U tha se do paguhet 180 mijë euro për këngën e inagurimit të stadiumit, reagon direkt Ardit Gjebrea

Gjebrea ka deklaruar se lajmi nuk është i vërtetë. Ai i ka theksuar Çim Pekës se shumë mirë mund t’i bënte një telefonatë për të marrë vesh të vërtetën.

Inagurimi i stadiumit të ri, tashmë të quajtur “Air Albania Stadium”, është një nga temat më të dikutuara për momentin, për të cilin është shumë i madh dhe kurioziteti. Ai pritet të jetë gati për tifozët në ndeshjen me Francën më 17 nëntor.

Por në media ditët e fundit ka qarkulluar një lajm, se kantautori Ardit Gjerbrea do të paguhen 180 mijë euro për 3 këngë që zgjasin 8 minuta, në ceremoninë e hapjes së stadiumit.

Ardit-2

Për këtë lajm të publikuar nga Syri.net të gazetarit Cim Peka ka reaguar edhe Ardit Gjebrea, i cili në një postim në Instagram shprehet: “Hajde, hajde, po e e gjetët këtë mo??? Mos e merrni në qafë pronarin tuaj me thashetheme se edhe njoh dhe mund të më telefononte dhe të shkruanit një lajm të saktë, për fat të keq është një gënjeshtër e madhe  nga ato që për fat të keq nuk ndodhin.”

Pra ky i fundit e mohon lajmin dhe  thekson se Çim Peka po merret në qafë nga punonjësit e tij me të tilla shkrime.  Moderatori thekson se e njeh gazetarin dhe se mund ta telefononte për të marrë më shumë informacion për këtë lajm.

J.V/Dosja.al