U tërhoq nga muzika për familjen, ç’po ndodh me jetën e Berkanit
Sigurisht që të gjithë e njihni Berkanin, sidomos për këngët e tij para shumë vitesh, si “Ekstravagante”, “Maraton”, “Kriza” dhe shumë të tjera. Këngëtari shkupian ka kohë që nuk solli projekte të reja muzikore edhe pse në rrjete sociale është goxha aktiv. Nëse i hidhni një sy profilit të tij në Instagram, shihet se ai është shumë i përkushtuar ndaj familjes, gruas dhe vajzës së tij, por as punën nuk e lë pas. Postimi i tij i fundit është një selfie para pesë ditësh dhe një urim ditëlindjeje për bashkëshorten në fillim të këtij muaji, ndërsa të tjerat janë kryesisht portrete familjare. Por, a e la apo do t’i rikthehet muzikës ai? Në biografinë e tij në Instagram shohim punën që ai bën. Producent, këngëtar, aktor dhe kompozitor, madje ai ka hapur edhe një studio në emrin e tij, shkruan Prive. Megjithatë, në këtë rrjet social, nuk ka akoma një shenjë që tregon se ai së shpejti sjell një këngë të re sidoqoftë, ata që e ndjekin këngëtarin kanë mundësi të shohin punën dhe jetën e tij personale të paktën përmes fotografive.