“U takuam për punë, pas 20 minutash përfunduam në shtrat” Fabrizio Corona rrëfen historinë me Asia Argento-n
Ish-fotografi i njohur italian, Fabrizio Corona dhe aktorja Asia Argento kanë qenë bashkë dhe për këtë kemi foto, video në Instagram dhe puthje në publik të fotografuara nga mediat. Së fundi Corona ka folur për lidhjen e tij me Asia-n dhe ka konfirmuar flirtin duke zbuluar disa detaje pikante që nuk i kishim ditur më parë për marrëdhënien e tyre.
“Kjo nuk është një histori e planifikuar”, tha Fabrizio Corona në një intervistë me “Corriere della Sera”. “Shkova me të vërtetë të flisja për punë. Kur arrita, ne u ulëm përpara një shisheje verë, dhe pas njëzet minutash bëmë dashuri”. Corona shprehet se ajo është ndryshe nga të gjitha gratë e tjera që ka takuar.
“Më pëlqen shumë Asia, por është e vështirë të përgjigjem sepse Asia është ndryshe. Nuk ka përkufizim për të. Është si unë. Ne jemi dy persona jashtë botës!”, shkruan IconStyle. E megjithatë të qenit të njëjtë nuk i bëri që të qëndronin bashkë për shumë kohë. Mos ndoshta ishte vetëm një shkëndijë e momentit?