U skualifikua nga Fest ’58, reagon Kasto Zizo: Është thjesht një… Uroj që “Asaj” të mbetet himn për çdo nënë të larguar nga jeta

“Asaj” e Kastro Zizon preku zemrat e gjithë shqiptarëve. Një këngë dedikuar nënave të larguara nga jeta.

Me “Asaj” Kastro ‘hyri’ në çdo shtëpi pasi nëna është gjithçka për çdo njeri.

Por Kastro nuk arriti të kualifikohej në finalen e Festivalit të RTSH.

Këngëtari pas shpalljes së listës së këngëve të përzgjedhura që do konkurrojnë për Eurovision, tha se finalja në një festival është thjesht statistikë dhe se më rëndësi për të është që dha edhe mori dashuri.

Kastro shtoi se shpreson që “Asaj” të mbetet një himn për çdo nënë të larguar nga kjo botë.

Duke uruar të fitojë më i miri, ai u uroi suksese finalistëve.

8D3748F7-4E2C-4B72-8B54-963AB148600D

“Shpresoj që “Asaj” të mbetet një “himn” për çdo nënë të larguar nga kjo botë.

Qëllimi ynë u arrit. Ne hymë thellë në zemrat tuaja. Vlerësoni çdo moment me të dashurit tuaj, me nënat, baballarët, motrat, vëllezërit, fëmijët, gratë, burrat dhe çdo të shtrenjtë tuajin… Një finale në festival është thjesht statistike, me rëndësi që dhamë dhe morëm dashuri pa fund. Suksese artistëve finalistë dhe fitoftë më i miri,”- shkroi ai.