U shpreh hapur se ishte në kërkim të një burri, Sharon Stone nis lidhjen e dashurisë me reperin 38 vite më të ri

Pasi kohët e fundit deklaroi se ishte në kërkim të dashurisë, Sharon Stone mund ta ketë gjetur atë.

E dashuruar apo jo, aktorja e famshme mund të ketë gjetur një mënyrë për tu argëtuar këtë verë. Raportohet se ylli i Hollywood është në një romancë me një reper 25-vjeçar prej disa muajsh.

Page Six raporton se Sharon Stone dhe reperi RMR po kalojnë kohë së bashku dhe po argëtohen me njëri-tjetrin.

Në fotot e publikuara në Instagram, reperi shihet duke mbajtur krahun rreth qafës së Sharon.

Ndër në një tjetër, ajo mban një nga maskat e tij të fytyrës. Edhe pse disa dekada më e madhe, një burim tha se, RMR ka respekt për aktoren dhe mendon se ajo është hijshme.

“Ata po shijojnë shoqërinë e njëri-tjetrit tani dhe po dalin së bashku. Po kalojnë shumë mirë nën shoqërinë e njëri-tjetrit. Janë në të njëjtën frekuencë dhe është një miqësi shumë unike”, shtoi burimi.

RMR, i cili jeton në Los Angeles, mori me famë me këngën e tij “Rascal” të vitit 2020.

Ai ka nënshkruar me Warner Records dhe ka punuar me Jamie Foxx dhe Amber Rose në videot e tij muzikore.

Ndërkohë, Stone, e cila është nënë e 3 fëmijëve të moshës 14 deri në 21 vjeç, tha kohët e fundit se është në kërkim të një mashkulli.

E nominuara për Oskar, tregoi më herët se ishte regjistruar në aplikacionin e takimeve Bumble në vitin 2019 për tu njohur me meshkuj.

Por llogaria e saj u mbull pasi disa përdorues nuk mund ta besonin se një femër seks symbol me famë botërore do të përfundonte në një aplikacion takimesh dhe menduan se ishte false.

/Panoramaplus.al