‘U shit si mik i familjes’: Pas Sabianit, edhe Robert Aliaj reagon për situatën Kejsi-Lorenci
I ftuar në “Shqipëria Live”, edhe Robert Aliaj ka reaguar për situatën mes Lorencit, Kejsit dhe Kristit.
Gjatë intervistës, ai u shpreh:
“Ata të dy çfarë nuk bënë pas kurrizit dhe Kristi nuk reagoi aspak. Kristi edhe është bullizuar shumë dhe i janë vënë shumë epitete. Ka patur një presion shumë të madh dhe askush nuk iu afrua t’i thotë që ‘ke të drejtë’. U shit për mik familjeje dhe doli komplet tjetër”, tha Roberti.
Sipas tij, Lorenci u fut “për destabilizim”.
Një ditë më parë, edhe Sabiani reagoi për situatën në mbrojtjes të Kejsit.
“Princesha babos, jashtë nga ajo shtëpi se bespremat duan të marrin vëmendje prej teje kësaj radhe,” shkruan ai pa sqaruar se cilëve u referohet me “besprema”. “Nuk futem më aty, të pres jashtë të tërheq veshin. Gjithsesi, je gjëja më e shtrenjtë e babos”, shkroi ai në Instagram.
Disa ditë më parë, Sabiani shpërtheu kundër portaleve duke i akuzuar se kishin sajuar lajmin e njohjes/lidhjes së Kejsit me Lorencin.
Gjatë prime-t të fundit në “Big Brother”, ky i fundit tha se me Kejsin ka patur një njohje prej 1 muaji, por gjëra u ndërprenë për arsye që “i dinë vetëm ata të dy”.
Anabelmagazine