‘U shemb gjithçka’, dramë e re mes Melisës dhe Andit?
Andi dhe Melisa duket se po bëhen “Mozzik e Loredana”-t e rinj në portalet shqiptare.
Historia e tyre e dashurisë po ngjason në një dramë me shumë akte, një pjesë prej të cilave nuk dihet se pse ndodhin e në fakt a ndodhin (me të vërtetë).
Pak kohë më parë, ata u ndanë publikisht për më pak se 24 orë, për t’u bashkuar shumë shpejt.
‘Faji’ ishte tek impulsiviteti i Melisës që ka reaguar si një e dashur shumë xheloze ndaj një situate që ndodh rëndom në çift.
Diçka e tillë duket se është përsëritur.
Melisa ka ndarë me ndjekësit një thënie dyshuese që lidhet me një situatë ndarjeje. Kjo ka bërë që fansat të hulumtojnë dhe të pikasin se (ish) çifti nuk ndiqen më me njëri-tjetrin.
Ata postime të përbashkëta kanë lënë vetëm kampanjat publicitare të cilat edhe po duan, nuk mund t’i fshijnë pa kaluar një periudhë e caktuar kohore, sipas dispozitave të kontratave që kanë firmosur.
Se si do rrjedhë, a do zgjasë një ditë, më pak apo më shumë, presim! /Prive.al
View this post on Instagram