“U sa vapë, s’do vendos më buzëkuq se…”- Pas puthjes së parë, Heidi dhe Romeo s’përmbahen më! Çifti momente romantike në oborr

Pasi shkëmbyen puthjen e parë, Heidi Baci dhe Romeo Veshaj nuk përmbahen më para kamerave.

Çifti i BBV, janë puthur teksa qëndronin në oborr, ndërsa situata duket se e ka vendosur paksa në siklet banoren.

“U sa vapë, shumë vapë këtu. Të ndalojmë kohën. Na budallepsi ky dielli”, shprehet konkurrentja pasi shkëmben puthje me aktorin.

Ndërsa shton se nuk do të vendosë më buzëkuq, pasi e besdis kur puthen.

“Nesër nuk do të vendos buzëkuq, se mos më besdis goxha. Po më besdis”, i drejtohet ajo Romeos.

panorama.al