“U rrit m’u bë burrë”, aktori i Portokalli-së s’heq dorë nga humori as për ditëlindjen e të dashurës!
E shohim çdo të dielë në ekranin e “Top Channel” teksa na bën të qeshim por edhe të marrim mesazhe të ndryshme trasmetuar nëpërmjet humorit, në spektaklin ”Portokalli”. E kemi fjalën për aktorin interesant Ilia Kaçi i cili sa vjen e bëhet më i dashur për publikun. Përsa i përket jetës personale, Ilia është në një mardhënie me një vajzë e cila quhet Ina, e cila së fundmi ka festuar përvjetorin e lindjes. Ilia nuk ka nguruar të ndajë në rrjetet sociale një moment të shkrepurnga ditëlindja e të dashurës, ku për hir të së vërtetës duket tepër simpatike, shkruan Robiz.al. Bashkëngjitur fotos Ilia shkruan: “U rrit m’u bë burrë” me shaka, sigurisht, shoqëruar me disa emoji dashurie! Detajet në foton e postuar flisnin më tepër se çdo diçiturë që mund t’i vendosej fotos! Një urim nga një aktor humori, nuk kishte si të ishte ndryshe!