U qëllua sapo zbriti nga makina, si u vra efektivi i policisë gjatë kontrolleve për parcela me kanabis. Saimir Hoxha vëllai i kryetares se Gjykatës Pukë
Efektivi i policisë Saimir Hoxha, i cili u vra nga trafikantët gjatë kontrolleve për kanabis sativa është vëllai i Kryetares së Gjykatës së Pukës, Flutura Hoxha. Lajmi bëhet i ditur nga gazetarja e “Panorama”.
Po ashtu mësohet se 44-vjeçari është babai i dy fëmijëve.
Ndërkohë korrespondenti i “Panorama” në Lezhë bën të ditur se autori, Aldo Rama ka qenë në automjet dhe policia e ka parë të dyshimtë dhe e ka ndaluar.
Ne atë moment sapo Hoxha ka zbritur nga makina e policisë është qëlluar.
Lezhë/Informacion shtesë
Në vijim të informacionit paraprak, falë veprime të shpejta hetimore u bë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar të vrasjes së oficerit të Policisë në Komisariatin e Policisë Lezhë.
Autori i dyshuar është shtetasi Aldo Rama, 21 vjeç, i dënuar më parë për prodhim dhe shitje të narkotikëve dhe mbajtje pa leje të armëve të ftohta, i cili është larguar me automjet nga vendngjarja. Vijon puna intensive për lokalizimin dhe kapjen e tij.
Grupi i posaçëm hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje kriminale.