U qëllua me armë zjarri në mes të qytetit të Shkodrës, flet 30 vjeçarja nga spitali: Po ecja në rrugë, kur…
Një 35 vjeçare ka mbetur e plagosur me armë zjarri në mes të qytetit të Shkodrës.
Liljana Jeremia ka deklaruar se nuk e dinte se pse ishte qëlluar, ndërsa ka thënë se po ecte rastësisht në rrugë.
“Po ecja në rrugë kur më kapi një plumb”, thotë gruaja në dëshminë paraprake, e cila ka marrë një plumb në pjesën e këmbës pa pasoja për jetën.
Mbeten ende mister autorët e ngjarjes dhe motivet.
Njoftimi i policisë lokale:
Me datë 05.02.2020, rreth ores 22:40, ne lagjen “Vasil Shanto”, Shkoder, në Pedonale, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasja L. J. 35 vjeçe, banuese në fshatin Golem, jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje ka mbritur grupi hetimor ku po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin e kapjen e autorit/ve
Janë ngritur pika kontrolli dhe po bëhet krehja e zonës për kapjen e autorëve.