U qëllua disa herë me pistoletë dhe vdiq në spital, zbulohet fotoja e 27-vjeçari që u vra në Tiranë

Mehmet Qema është 27-vjeçari që u qëllua me pistoletë mbrëmjen e djeshme në rrugën “5 Maji” në Tiranë.

Qema ka ndërruar jetë në spital si pasojë e plagëve. I riu dyshohet se u qëllua pas një konflikti mes disa personave. Viktima rezulton pa precedent penal.

Policia thotë se rrethanat janë ende të paqarta, por dyshohet për një konflikt mes disa personave që ka agravuar në përdorimin e armëve të zjarrit. 7 persona janë shoqëruar deri tani në komisariat për ngjarjen.

/Lapsi.al