“U prish miqësia”- Atdheu flet për raportin me Bora Zemanin, i bën të gjithë konfuzë: Ka emër të ftohtë, më lëndoi…

Emri i Atdheut është shpesh i lakur në rrjet për lidhje romatike me vajzat e ekranit, duke përfshirë këtu edhe moderatoren Bora Zemani.

Në rrjet herë pas here qarkullonin foto të dyshes që nxisnin dyshime se mund të jenë bashkë, por edhe vetë ish-konkurrenti i “Për’Puthen” shpesh postonte foto në Instagramin e tij që nga publiku lexoheshin si kunja drejt Borës.

Ditën e djeshme Atdheu ishte i ftuar në emisionin “Abc e Pasdites”, ku foli për faktin se është komentuar shumë në rrjet për jetën e tij sentimetale dhe se emri i tij është lakuar pranë shumë vajzave, përfshirë këtu edhe Borën.

“S’e kuptoj pse unë jam përfshirë (në lajme me figura të ndryshme publike). Kishte ditëlindjen dhe për respekt i dërgova lulet. Njerëzit siç është ajo shprehja, shto ujë e shto miell”, u shpreh ai.

Ndër të tjera ai foli më specifikisht për Borën dhe faktin që nuk ndiqen më në Instagram.

“Aq shumë u tensionua, aq shumë u bë stresuese, sa u prish edhe miqësia. Nuk ka hiç komunikim. E hoqa unë, jo që të qetësoheshin shqiptarët por kështu ndodhi. Atë zgjodha unë.”– tha ish-konkurrenti.

Megjithatë, Atdheu në një pyetësor mbi dashurinë që ju bë gjatë emisionit, tregoi se kishte mbyllur së fundimi një histori dashuri duke shtuar se ka dalë i lënduar nga një vajzë shqiptare e cila ka një emër shumë të ftohtë.

Atdheu shtoi dyshimet se vajza me emrin e ftohtë është Bora, pasi theksoi se vajzën në fjalë nuk e ndjek më në “Instagram”. Nga ana tjetër, i pyetur nga moderatori, ai komentoi edhe trekëndëshin e famshëm Donald-Bora-Beatrix: “Nuk i gëzohem ndarjes. Kam besuar te Donaldi-Bora por tani jam duke besuar te Donaldi-Trixa. Ju hap rruga thonë portalet, unë jam në terezinë time.”

Dukej sikur në fillim i sheshoi fjalët por, Atdheu me natyrën e tij ngacmuese dhe me deklaratat për ish-të dashurën arriti të konfuzojë akoma më shumë.

Gjithashtu në fund të intervistës Atdheu thumboi sërish ku tha se “pret të shkojë për pushime në një vend me borë”.

Me te lexuarat