“U prehsh në paqe profesor”, Aurela Gaçe për humbjen e Agim Krajkës: Sa shumë thesare la pas…
Këngëtarja shkruan se Krajka la pas shumë thesare dhe vepra që i rezistuan çdo sistemi.
Aurela Gaçe ka përcjellë një pesazh pas ndarjes nga jeta të kompozitorit Agim Krajka.
Në një postim në rrjetin social “Facebook”, këngëtarja shkruan se Krajka la pas shumë thesare dhe vepra që i rezistuan çdo sistemi.
“Sa shume la mbas …thesare ,vepra që i rezistuan çdo sistemi. Këngët që këndoi rinia atehere e tani, mbajnë firmën e tij : “Lemza”, “Djaloshi dhe shiu”, “Kënga e gjyshes”, “Nuk e harroj ” e shume shume kenge te muzikes se lehte Shqiptare . Kryeveprat e kinematografisë shqiptare ,si: “Çifti i lumtur”, “Zonja nga qyteti”, “Një shoqe nga fshati”, u shoqëruan nga kolonat zanore te shkruara nga “Nderi i Kombit” Agim Krajka .U prehsh në paqe professor.”
View this post on Instagram
Ditën e djeshme u nda nga jeta në moshën 83-vjeçare kompozitori i madh, Agim Krajka. Lajmin e trishtë e bëri të ditur vetë djali i tij, Ulis Krajka, përmes një postimi në rrjete sociale.
(kle.mu./dosja.al)