
“U plaksh duke bërë qejf!”, urimi më i paparë që Romir Zalla i bëri të birit
Në familjen e aktorit të njohur Romir Zalla, dita e sotme është festë. Djali i familjes feston ditëlindjen dhe dita nuk mund të kalonte pa një urim nga babai i Hermes. Romiri ka publikuar pak më parë në profilin personal në “Instagram” një foto shumë të bukur me djalin e tij nga pushimet, duke e shoqruar me urimin më të paparë që një baba mund t’i bëjë djalit të tij. “Hej kush ka ditëlindjen sot? E ka Hermes, syri im. U plaksh t’u bo qejf!”, ka shkruar ai krahas fotos në fjalë. Aktori i njohur ka dy fëmijë nga martesa me aktoren dhe regjisoren Suela Bako.
