U plagos nga rënia e skelës, i moshuari në gjendje të rëndë. 45-vjeçarja…
I moshuari që mbeti i plagosur nga rënia e skelës sot në Tiranë, ndodhet në gjendje të rëndë. Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetari Igli Çelmeta.
Ngjarja ndodhi në rreth orës 10:10, në bulevardin “Gjergj Fishta”.
“Ju informojmë se pacienti me inicialet H.L., është në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa pacientja me iniciale I.Sh., në gjendje shëndetësore stabël, po mbahet në monitorim nga stafi mjekësor.”, -thuhet në njoftimin e spitalit.