U përplas nga “Benz”-i pranë Kryeministrisë, vajza e përplasur në gjendje të rëndë, i nënshtrohet operacionit

Një aksident i rëndë është regjistruar sot afër Kryeministrisë, pasi një mjet që qarkullonte me shpejtësi ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në trotuar, duke përplasur një çift të rinjsh, mes tyre edhe një vajzë që është në gjendje të rëndë për jetën.

Mësohet se vajza është dërguar me emergjencë drejt spitalit, ku gjendja e saj paraqitet e rëndë pas përplasjes së fuqishme. Raportohet se ajo i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në spitalin e Traumës.

Sakaq, mësohet se pas marrjes së ndihmës mjekësore në spitalin e Traumës, dy të rinjtë kanë fituar vetëdijen dhe janë në gjendje të qëndrueshme.

Megjithatë, të dy do vijojnë të marrin ndihmën mjekësore dhe do të mbahen në monitorim.

Balkanweb