U përfshi në aksident, arrestohet Aleksandër Gjoka
Është arrestuar Aleksander Gjoka…sërish! Këngëtari drejtonte mjetin në gjendje të dehur dhe sipas “BalkanWeb”, si pasojë, është përfshirë në një aksident rrugor në orët e para të mëngjesit në zonën e Farkës. Raportohet se Gjoka ka marrë lëndime.
Mësohet se ylli i muzikës shqiptare ndodhet i shtruar te spitali i Traumës, për shkak të plagëve të marra në aksident.
Kjo nuk është hera e parë që këngëtari arrestohet.
Herën e parë ai u arrestua më 23 dhjetor të vitit 2019 në zonën e Parlamentit, pasi njësoj si këtë herë, drejtonte mjetin në gjendje të dehur.
“Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: R. P., A. Sh., B. M., E. Z., dhe A. Gj., pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur.”, -thuhet në njoftimin e shkurtër të policisë. /News31