U përfolën për ndarje, bashkëshortja e Stresit reagon për herë të parë
Pak ditë më parë u përfol në media se reperi Arkimed Lushaj (Stresi) dhe partnerja e tij Kejsi i kanë dhënë fund martesës. Por ajo ka publikuar në Instastory një foto të reperit me nënën e tij, dhe më pas ka publikuar këngën e tij me titull “Të du mom”, të cilën ai e performoi dje tek “Kënga Magjike”, duke reaguar kështu për herë të parë pas lajmeve. Ky postim i saj na bën të mendojmë se çifti janë ende bashkë, edhe pse ajo momentalisht ndodhet në Kanada ku ndjek studimet. Kujtojmë se pak kohë më parë Kejsi ndau me ndjekësit çertifikatën, ku pas celebrimit me reperin rezulton dhe ajo pjesë e e trungut familjar Lushaj.