U përfolën për lidhje/ Romeo Veshaj flet hapur për Jonida Maliqin disa orë para performancës në Eurovizion

Gjatë muajt nëntor të vitit të kaluar një ndër thashethemet që qarkullonte nëpër media online ishte fakti që këngëtarja Jonida Maliqi kishte nisur një romancë me aktorin e “Al Pazar”, Romeo Veshaj. Gjithçka nisi kur Romeo kishte postuar një foto me një vajzë misterioze me flokë të zeza.

Kaq mjaftoi që mediat të aludonin që ajo vajza ishte pikërisht këngëtarja Jonida Maliqi. Më pas portalet u përpoqën të vërtetonin këtë fakt, duke gjetur lidhjen e ambineteve të njejta të postimee që bënin në profilet e tyre si Jonida ashtu dhe Romeo.

Jonida-Maliqi-2

Gjatë këtyre muajve ata nuk kanë folur publikisht për marrëdhënien e tyre, por u desh pjesëmarrja e Jonidës në Festivalin Europian që Romeo të jepte shenjën e parë, disa orë para se ajo të konkurrojë sot në skenën e Tel Aviv të Izraelit, në natën e dytë gjysmëfinale.

Ai ka postuar një video të Jonida Maliqit në Eurivizion të shoqëruar me statusin: “Data 16 maj erdhi! Për të gjithë ju që ndodheni jashtë trojeve tona, erdhi momenti të tregojmë sa shqiptarë jemi! Votoni tokën tuaj, votoni 14-të, votoni Jonida Maliqi!”, shkruan ai duke e shoqëruar me hashtag titullin e këngës “Ktheju tokës”, përfaqësuesja e Shqipërisë në Eurovizion. Le të shohim nëse pas këtij postimi publik, aktori i “Al Pazar” dhe këngëtarja Jonida Maliqi do të thonë diçka më shumë për marrëdhënien e tyre./Story.al