U përfolën për lidhje, ja ç’thotë sot shefi i kuzhinës për Fatma Methasanin

Alfio-Rrotani-2

Vitin e kaluar u përfolën për një lidhje mes tyre, lajm që u mohua nga prezantuesja e “In tv”, Fatma Methasani. Sot, shefi i kuzhinës që ka një emision në Intv, Alfio Rrotani ka postuar një foto me kolegen e tij, Fatma brenda në makinën e tij. “Kështu është kur Fatma s’ka kolaudim”, shkruan Alfio në postimin e tij në Instagram, të cilit mesa duket i është dashur të bëjë taksinë e Fatmës.