U përfolën për lidhje, Charlize Theron flet për Brad Pitt

Prej pak muajsh në mediat e huaja ka qarkulluar lajmi se Brad Pitt dhe Charlize Theron kanë nisur një lidhje të re. Ata të dy janë parë shpesh në shoqërinë e njëri-tjetrit, por mesa duket mes tyre nuk ka asgjë më tepër përtej miqësisë. Charlize ishte e ftuar në emisionin e Ellen DeGeneres, ku ka zbuluar se është beqare. Aktorja ka kujtuar se kur ishte e vogël puthte bërrylin e krahut të saj dhe ka thënë se sot vazhdon të jetë ‘single’, sipas Lapsi.al.Në këtë mënyrë Charlize hodhi poshtë të gjithë zërat për një lidhje të mundshme mes saj dhe Brad Pitt.