U përfol se vodhi 900 mijë franga nga çifti zvicerian, këngëtarja shqiptare nuk njihet më (FOTO)
Loredana Zefi është e njohur për flokët bjondë të drejtë dhe makeup-in e rëndë, me penel dhe buzët me ngjyrë kafe.
Por sot, reperja u shfaq krejtësisht e shndërruar, me një look i cili e bën të duket praktikisht, tjetër njeri.
Flokët kaçurela dhe quka, shumë quka!
Loredana e publikoi foton bashkë me një përshkrim që na bën të mendojmë se mund të bëhet fjalë për xhirimet e një videoje të re.
“Hallo Hallo”, shkruan ajo, duke vendosur edhe ikonat e telefonit.
Javën që lamë pas Loredana publikoi “Labyrinth”, i pari videoklip i saj pas të famshmit skandal mashtrimi dhe zhvatjeje të 900 mijë frangave nga një çift zviceran.