U përfol se ishin zënë, Patris Berisha hedh poshtë çdo thashethem për marrëdhënien me Robertin

Në media qarkullonin zëra se Robert Berisha dhe vëllai i tij Patrisi nuk kishin marrëdhënie të mira me njëri- tjetrin. Shkaku për këtë përçarje midis dy vëllezërve thuhej se ishte Tuna. Edhe në intervistat që Roberti ka bërë asnjëherë nuk e ka mohuar marrëdhënien e tij te komplikuar me këngëtaren duke thënë se për aq kohë sa Tuna do të jetë pjesë e rrethit të tyre, ai nuk do të merrte pjesë në asnjë festë familjare.

Rob-2

Mirëpo Patrisi na suprizoi të gjithëve pak minuta më parë. Ai publikoi në Instastory një foto ku është në shoqërine e Robertit dhe mbi foto ai ka vendosur një emoji torte, duke na lënë të kuptojmë se vëllezërit kanë dalë për të festuar ditëlindjen e Robertit. Me këtë veprim, Patrisi ka hedhur poshtë njëherë e mirë zërat për marrëdhënien mes tyre.