U përfol se është ndarë nga partneri dhe ka një lidhje me Seldin, ish-banorja e “Big Brother” zbulon të vërtetën
Prej pak ditësh po qarkullon një lajm, në të cilin thuhet se ish-banorja e “Bog Brother”, Gerta Shino, është ndarë nga partneri i saj, Florenti.
Shkak i këtyre aludimeve u bënë pikërisht rrjetet sociale, aty ku shihet se dyshja kishte fshirë të gjitha fotografitë që shfaqeshin bashkë. Madje ditën e djeshme Gerta u pa në shoqëri të këngëtarit shqiptar, Seldi Qalliu, dhe menjëherë u aludua për një lidhje të mundshme mes tyre.
Megjithatë duket se lajmet nuk kanë qenë të vërtetë dhe këtë e ka treguar Gerta në një deklaratë për “Xing.al”. Ish-banorja ka treguar se ata janë vetëm shokë dhe ka mohuar lajmet e ndarjes nga Florenti.
“Nuk jemi ndarë, jemi ende bashkë. Seldin e kam shok”, tregon Gerta. Kujtojmë se pak muaj më parë ish-banorja ka treguar se ka në plan të martohet dhe dasma do të jetë intime.