U përfol për një transferim te Partizani, Sindrit Guri merr vendimin final për të ardhmen
Sindrit Guri duket se ka marrë vendimin final për të ardhmen, me sulmuesin shkodran që është shumë pranë firmës me skuadrën turke Istanbulspor.
28-vjeçari është duke kryer vizitat mjekësore në këto momente dhe gjithçka pritet të zyrtarizohet në orët e ardhshme, me Gurin që mbyll kështu përfundimisht çdo mundësi për transferimin te Partizani, me “Demat” që kishin treguar interes për të në javët e shkuara.
Guri starton kështu një aventurë të re në Turqi ku do të ketë si shok skuadre dhe tre futbollistë të tjerë shqiptarë që janë Eduard Rroca, Kristal Abazaj dhe Valon Et’hemi.