U përfol për një lidhje me Adele, Gashi flet për raportin me këngëtaren e famshme: E kam…

Gjatë intervistës moderatorja Arjola Shehu e pyeti në lidhje me thashethemet të cilat po qarkullojnë prej kohësh në media për një lidhje mes tij dhe këngëtares së famshme, Adele.

Këngëtari i njohur shqiptar, Labinot Gashi, i cili njihet me emrin artistik Gashi në një intervistë ditën e sotme për emisionin “Ditë e Re” në rubriken “Special Edition by Arjola Shehu”, ai ka rrëfyer rrugëtimin e tij si artist, planet që ka për të ardhmen në muzikë gjithashtu edhe për jetën e tij personale.

Gjatë intervistës moderatorja Arjola Shehu e pyeti në lidhje me thashethemet të cilat po qarkullojnë prej kohësh në media për një lidhje mes tij dhe këngëtares së famshme, Adele.

Reperi shqiptar i ka hedhur poshtë këto aludime duke thënë se Adelen e ka thjesht një mike shumë të mirë.

“E kam shoqe. Është një shoqe e mirë e imja”-shprehet Gashi.

Arjola Shehu: Do të thotë që je singel?

Gashi: Po, jam singel tani.

A.C/Dosja.al