U përfol për nje gjyq me Top Channel, Delinda imiton Arbanën me “Dua të të bëj gropën” në Klanifornia

Në fillim të javës qarkulloi në portale lajmi që fillimisht u shpërnda nga “Syri.net” se Top Channel ka hapur nje gjyq ndaj aktores Delinda Disha pasi kjo e fundit ka shkelur kontratën 2-vjeçare me “Portokalli”-në duke u shfaqur tashmë në “Klanifornia”. Për News31.al, Delinda nuk preferoi t’i komentonte këto lajme ndërkohë që fansat po aludojnë se me numrin e sotëm të humorit aktorja po e jep përgjigjen e saj.

Pak përpara transmetimit të sezonit të ri të “Klanifornia”, Delinda ka postuar një foto dhe një video ku lajmëron ndjekësit e saj se këtë puntatë do të sjellë një numër të ri humori me titullin “Dua të të bëj gropën”.

View this post on Instagram

Nje super imitim , te qeshura pafund vijne sot ne @klanifornia vetem ne @rtvklan

A post shared by Delinda Disha (@delinda_disha) on

Nisur nga titulli, dukshëm bëhet fjalë për një imitim të “Dua të të bëj të lumtur” nga Arbana Osmani që është edhe emisioni rival në ekranin e Top Channel duke u shfaqur në të njëjtën fashë orari me “Klanifornia”.

Delinda-2

Mbetet për tu parë nëse imitmi do të ketë doza ironie apo do të jetë krijuar përkatësisht nën kornizat e humorit pa ekzagjëruar në mesazhe të koduara nga ana e Delindës lidhur edhe me lajmet që kanë qarkulluar. /News31.al