U përfol për ndarjen nga Patrisi, reagon Tuna
Ndarja e Nora Istrefit nga partneri i saj, Robert Berisha shkaktoi mjaft zhurmë në media, megjithatë ditën e djeshme një tjetër çift e ‘vodhi’ vëmendjen dhe bëhej fjalë për Patrisin dhe këngëtaren Tuna.
Shkak për spekulimet e ndarjes së tyre u bë fakti se 34-vjeçarja u nis për pushime së bashku me miken e saj dhe jo me bashkëshortin. Menjëherë pas këtij momenti nuk ka munguar as reagimi i Tunës, e cila ka ndarë një foto me ndjekësit e saj ku shfaqej mjaft e qeshur. “2019-ta, njeriu shkon në pushime edhte vetëm”, ka shkruar Sejdiu në postin e saj më të fundit në rrjetet sociale.
Në këtë mënyrë artistja i ka dhënë fund thashethemeve për ndarjen nga Patris Berisha duke pohuar se kjo ka qenë një zgjedhje mëse normale. Aktualisht ajo ndodhet në ishullin afrikan ‘Mauritius’ ku duket se po kalon kohën më të mirë pranë mikes së saj./revistawho.com