U pendua për deklaratën për Nora Istrefin? Alaudin Hamiti reagon ashpër: “Nuk është e vërtetë!”
Alaudin Hamiti duket se është penduar për deklaratën që bëri sëfundmi për Nora Istrefin në vlogun e tij me Liberta Spahiun në YouTube. Në një pjesë të videos ata luajtën lojën “Thuaje ose zhytu”, gjatë të cilës duhet t’i përgjigjeshin pyetjeve me spec ose të hidheshin në pishinë. Liberta e pyeti moderatorin kosovar se kush është më e ngurtë nga fytyrat publike në intervista dhe që nuk di të flasë, e ai tha pikërisht emrin e Nora Istrefit. Kaq ka mjaftuar që të gjithë portalet të shkruajnë pë atë çka tha Alaudini. Megjithatë, ky i fundit ka reaguar ashpër ndaj tyre.
“Nuk është e vërtetë. Të qenurit i/e ngurtë nuk do të thotë nuk di të flasë. Mos u mundoni të nxirrni gjera jashtë kontekstit. Unë Norën e kam shoqe dhe duke ditur afërsinë me të që kemi u përgjigja sepse nuk do të ketë hatërmbetje, por jo që të shtrembërohet në këtë mënyrë”, shkruan ai në një postim në InstaStory.
Epo, jemi të sigurt që gjithsesi Alaudini nuk e tha me tendencë të keqe emrin e Norës gjatë intervistës me Libertën! /News31