“U paraqita ditën e fundit”- Fjoralba Ponari tregon kush e shtyu që të merrte pjesë në audicionet e “Portokalli”: Fansi im më i madh…

Fjoralba Ponari është moderatorja më e re e spektaklit të humorit të “Portokalli”.

Ajo do të drejtojë këtë sezon programin krah prezantuesit dhe aktorit të njohur, Salsano Rrapit.

Dhe Fjoralba Ponari ka treguar se kush e shtyu që të merrte pjesë në audicionet për të qenë prezantuese e “Portokalli”.

Gjatë një bisede virtuale me ndjekësit në Instagram, prezantuesja u shpreh se ishte kolegia e saj Argjira Spiranca, e cila insistoi që ajo të merrte pjesë dhe u paraqit në audicione ditën e fundit, tre ditë para fillimit të spektaklit.

“Insistoi Argjira Spiranca që të mos e humbisja si mundësi. Jam paraqitur ditën e fundit të audicioneve, 3 ditë para fillimit të spektaklit,”– shkroi ajo.

Ndërsa zbuloi edhe fansin e saj më të madh.

“I dashuri im më thotë gjithmonë se është fansi im më i madh”– përfundoi Fjoralba Ponari.

/Panoramaplus.al