U pa me dorë të fashuar, Marina Vjollca flet për incidentin që i ndodhi
Moderatores Marina Vjollcës sot i ka ndodhur diçka e papritur. Moderatorja ka pësuar incident dhe është shfaqur me duart e fashuara. Ajo tregoi dorën në “instastory”, duke mos dhënë më shumë detaje se çfarë kishte ndodhur.
Pak minuta më parë ajo ka falenderuar ndjekësit për mesazhet, si dhe sqaron se dora iu është djegur nga vaji. Por, Marina thekson se po merr mjekimet e duhura.
”Dua ta nis këtë video me një falenderim nga zemra për të gjithë ju që jeni shqetësuar për gjendjen time. Sot nuk ka qene dhe një ditë e lehtë. E kam nisur ditën duke u përcëlluar me vaj, kjo dora është ajo që më është dëmtuar goxha. Shpresoj që me mjekimin e duhur që po e marr te QSUT që plagët të mos jenë të dukshme”-thotë Marina në video.