U operua për të humbur peshë, vdes oficeri i Policisë Gjyqësore

Një operacion për heqjen e dhjamit dhe ngushtim të stomakut i ka kushtuar jetën një oficeri të policisë gjyqësore në qytetin e Gjirokastër. Burime për Report Tv bëjnë me dije se ka ndërruar jetë Ylli Zaçe, i cili kishte zgjedhur Turqinë për të kryer operacionin, por nuk shkoi mirë duke ndërruar jetë.

Mësohet se me anë të një diete ai kishte humbur peshë, por brenda një kohe të shkurtër i rimori kg e humbur, çka e detyroi që t’i nënshtrohet operacionit për ngushtimin e stomakut.

Zaçe vuante edhe nga diabeti, çka mund të ketë ndikuar edhe në komplikimin e operacionit. Trupi i tij i pajetë pritet të sillet ditën e nesërme në Shqipëri, për t’u përcjellë në banesën e fundit.