U njohën online/ Mel B përfundon në shtrat me aktorin 13 vite më të ri, Zac Efron

Mjaftoi një njohje virtuale përmes një aplikacioni njohjesh që këngëtarja Mel B të kalonte një natë pasioni me aktorin, Zac Efron. Ish-ylli i grupit Spice Girl, 43 vjeçe, thuhet se e takoi aktorin 30-vjeçar, menjëherë pas ndarjes nga bashkëshorti Stephen Belafonte. Ishte Zac ai i cili i bëri një vizitë gjatë natës në shtëpinë e saj në Los Angeles. “The Sun” shkruan se çifti u njohën pasi biseduan në një aplikacion lidhjesh dhe se palët shkëmbyen një sërë mesazhesh flirtuese para se të takoheshin më në fund. Ai më pas nxitoi drejt shtëpisë së saj, ku kaluan disa orë të mira nën shoqërinë e njëri-tjetrit, shkruan Icon Style. Megjithatë, pavarësisht kimisë që pati mes tyre, raportohet se asnjë nga palët nuk e shohin këtë eksperiencë si diçka që mund të zgjasë më shumë sesa një natë.