U njohëm në palestër”, Patris Berisha zbulon si u takua me Tuna Sejdiun

Historia e tyre e dashurisë u bë publike në ditët e fundit kur në jetë do të vinte vogëlushi i ëmbël, Tian. Tuna dhe Patris u përpoqën për një kohë të gjatë të mbajnë lidhjen e tyre larg vëmendjes mediatike dhe për njohjen e tyre thuajse nuk dihet asnjë gjë. Megjithatë për të gjithë ata që janë bërë kuriozë, Patris e tregoi mbrëmjen e kaluar më emisionin “Xing me Ermalin”. Muzikanti u shpreh se me Tunën janë njohur në palestër. “Jemi njohur në palestër, se kjo që kur e njoh unë vetëm palestër bën. Ha natën dhe shkrin ditën. E kemi si moto. Në mëngjes e fillojmë me ushqim dietik dhe në mbrëmje e përfundojmë me një pizza”, u shpreh Patrisi, shkruan Who.

Patrisi dhe Tuna prej kohësh janë në qendër të mediave, pasi ata shpesh komentohen për marrëdhëniet familjare.