
U bë nënë në moshën 21-vjeçare, ish-Sofia e Çanit tregon trupin
Vetëm dy muaj më parë modelja e njohur shqiptare, Andonia Dobi u bë nënë për herë të parë e një vajze. Vetëm pak kohë më parë ajo na prezantoi edhe me vogëlushen e saj, nëpërmjet një videoje ku shfaqej shumë e lumtur. Ndërkohë që kanë kaluar gati 8 javë nga sjellja në jetë e vajzës, Andonia ua ka shuar kuriozitetin të gjithë ndjekësve të saj në Instagram, duke postuar një video ku tregon se si ka ndryshuar trupi i saj pas lindjes. Nëpërmjet një videoje, Andonia na ka treguar se shumë shpejt është rikthyer në super formë shumë shpejt.
