U ndesh për të grumbulluar para për bamirësi, boksieri merr goditjen fatale që i mori jetën

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Pakistan, ku një boksier u fut në ring për të grumbulluar para për bamirësi por ka gjetur vdekjen.

Boksieri Aslam Khan mori një goditje të fortë në fytyrë nga kundërshtari i tij Uali Khan Taren dhe ra menjëherë përtokë.

Të gjithë të pranishmit u futën në ring për të ndihmuar boksierin, por pa asnjë rezultat. Boksieri u dërgua në spital, por për shkak të problemeve të ndryshme, ai ndërroi jetë.