U ndanë pas lindjes së djalit, Ajsel Abazi dhe Eros Grezda “bashkohen” në ditëlindjen e tij
Eros Grezda dhe Ajsel Abazi kanë qenë në qendër të mediave rozë pasi bënë publike ndarjen e tyre.
Ndarja e tyre erdhi vetëm pak muaj pasi u bënë prindër të një djali.
Ditën e djeshme, i vogli i tyre Kian ka festuar ditëlindjen e parë. Kjo ka qenë edhe arsyeja që Ajsel dhe Eros Grezda janë shfaqur në prezencën e njëri-tjetrit.
“Gëzuar ditëlindjen gjithçka e imja”, shkruan futbollisti krah fotos ku ka zbuluar për herë të parë edhe portretin e ëmbël të djalit të tyre.
Kujtojmë se ka qenë modelja që ka konfirmuar ndarjen e tyre përmes një shpjegimi në Instagram, ku thoshte se tashmë asgjë tjetër përveç djalit nuk e lidh me Eros Grezdën.
living.al