U ndanë pas 6 vitesh lidhje, këngëtarja tregon si i ka sot raportet me Amos Zaharian
Gigliola Haveriku dhe Amos Zaharia kanë qenë një nga çiftet e njohur të shoëbizit shqiptar. Ata i dhanë fund lidhjes së tyre të dashurisë pas 6 vitesh.
E ftuar në “ABC e Mëngjesit”, këngëtarja ka thënë se gëzon respekt për Amosin, por nuk kanë mbetur miq pas ndarjes.
“Nuk ka raport, nuk ka marrëdhënie dhe s’ka pse të ketë. Kur mbaron një histori shumë e gjatë, nuk ka pse të ketë marrëdhënie mendoj unë, nuk mund të ngelemi miq, por e bukura është se ka një respekt shumë të madh, ka një dashuri shumë të madhe, të paktën nga ana ime. Kemi të shkuarën bashkë, tani jam te e tashmja, projektuar në të ardhmen, por shumë e bukur që të kesh një të shkuar me dikë. Ai është e shkuara ime dhe është shumë ‘nice’”, u shpreh Gigliola.
Më tej, eksperiencën në “Big Brother VIP Kosova”, ajo e konsideroi shumë intensive, sa që një ditë i dukej një javë.
“Qendrova 12 ditë te ‘Big Brother VIP Kosova”. Ishte shumë intensive si eksperiencë, e di që është diçka shumë e zakonshme që të thuhen që aty brenda emocionet përjetohen në mënyrë madhore. Ty një ditë të duket minimum një javë. Unë jam një natyrë shumë e ndjeshme dhe aty e gjeja veten në WC duke qarë sepse nuk ka kamera. Tre ditë sa hyra unë u mbylla në një dhomë dënimi dhe aty kupton se çfarë është ankthi”, tha këngëtarja./abcnews.al