U ndanë nga jeta njëri pas tjetrit/ Producentja nxjerr videon kur Gjergj Xhuvani dhe Fatos Baxhaku këndonin të përqafuar

Ikja e tyre ishte e parakohshme, në një moshë të re, duke lënë shumë dhimbje pas. Gjergj Xhuvani u nda nga jeta më 14 gusht të 2019 ndërsa gazetari Fatos Baxhaku vetëm dy ditë pas tij, më 16 gusht.

Për ata që i kanë njohur të dy, duket se ikja e tyre për pak orë, kishte një kuptim… Producentja Gerta Qurku ka postuar një video në profilin e saj në Instagram ku shfaqen si dy miq të vjetër Baxhaku dhe Xhuvani, teksa këndojnë të përqafuar në ritmin e këngës “Formidable”, shkruan Panorama Plus. Në videon në fjalë të dy duken në gjendje të mirë shëndetësore, e duke shijuar në maksimum mbrëmjen së bashku.