U ndalua nga policia, Monika: Isha e pirë, kisha ngrënë qepë dhe hudhra
Monika Lubonja ka treguar për disa prej banorëve një moment sa qesharak aq edhe të sikletshëm të jetës së saj. Mbrëmjen e djeshme ajo i tregoi Kledit, Semit dhe Beatrix se ajo ishte ndaluar nga patrulla e policisë teksa po kthehej nga një mbrëmje kur kishte konsumuar shumë alkool.
“Ishte ora 05:00 e mëngjesit, dhe unë si rrallë herë kisha pirë. Përveçse kisha pirë kisha konsumuar edhe shumë qepë/hudhra dhe çdo ushqim tjetër me aromë të rëndë. Vetëm kur na ndalon patrulla e policisë. Nuk e harroj si moment, ishte shumë e sikletshme”,- tha ajo.