U nda nga jeta disa ditë më parë, niset nga Austria trupi i regjisorit Kristaq Mitro. Nesër mbahen homazhe në nder të tij
Trupi i të ndjerit, Kristaq Mitro është nisur nga Austria vetëm disa ditë më vonë pasi regjisori humbi jetën në moshën 77-vjeçare.
Regjisori i njohur u nda nga jeta pasi vuante nga një sëmundje e rëndë dhe ndodhej në Austri për një ndërhyrje, por nuk ia ka dalë ndërsa mësohet se ditën e nesërme do të mbahen homazhet në nder të tij, pranë Akademisë së Arteve në orën 12:00-14:00.
Mitro ishte një ndër regjisorët më të njohur të kinematografisë shqiptare, që ka lënë gjurmë të thella në historinë e filmit tonë dhe bashkautori i kryeveprave si ‘Liri a vdekje apo “Dimri i fundit”.
Vlerësimet nuk kanë munguar jo vetëm brenda kufijve shqiptarë, por dhe më gjerë. Kontributi i tij si regjisor nuk mungon në filmat si “Njeriu i mirë”, “Duaje emrin tënd”, “Dimri i fundit”, etj.
Regjisori i dhjetëra filmave shqiptarë viteve të fundit jepte kontributin e tij si pedagog pranë Universitetit të Arteve në degën Regji-Filmi.