U nda nga burri pas 12 vitesh me të cilin ka 3 fëmijë, Diola Dosti: E dhashë lajmin në Facebook 5 minuta pas divorcit
Sot në “ABC e Mëngjesit” është folur për zgjedhjen mes një divorci apo një martese të palumtur për hir të fëmijëve. Në një lidhje me Skype, dietologia e njohur Diola Dosti, ka treguar se ajo vetë ka zgjedhur divorcin edhe pse ka me ish-bashkëshortin tre vajza.
Diola tregoi se pasi është divorcuar ka kaluar vetëm 5 minuta dhe e ka ndarë lajmin në Facebook, ndryshe nga pjesa tjetër e grave, të cilat mundohen ta mbajnë të fshehtë.
“Unë mendoj që divorci është absolutisht bekim në rast se kemi të bëjmë me dy prindër të palumtur. Në qoftë se prindërit janë të palumtur, sado që ne të bëjmë si të lumtur, nga ana tjetër fëmijët e ndjejnë atë energjinë tonë.
Edhe pse në rastin tim, ne jemi treguar jashtëzakonisht të rezervuar të mos bëjmë debate në sy të vajzave, ato e ndjenin atë moslumturinë që gjërat nuk funksionin.
Ka qenë 5 minuta pasi ai mori vendimin. Divorci nuk është i lehtë, unë e kam thënë disa herë edhe në momentet që ne flasim tani, unë konsultohem me një psikologe. Nuk është e lehtë të jesh 12 vite me një njëri që e ke dashur fort dhe vjen një moment që duhet t’i japësh fund. Nuk është diçka që ndodhi tani dhe kaq.
Është diçka e menduar. Unë kam pasur një martesë kundër prindërve të mi dhe nuk është diçka e lehtë që unë të kthehem tani dhe ti them që ju keni pasur të drejtë dhe unë gabova tani. Kështu që nuk e kam pasur të lehtë, ka qenë një vështirësi e madhe”, u shpreh Diola.