U mundua ta mbante të fshehtë, por ja kush është i dashuri milioner që i “rrëmbeu” zemrën Aurela Hoxhës (FOTO)
Prej disa kohësh, modelja e njohur Aurela Hoxha është zhvendosur në Spanjë. Ajo herë pas here rikthehet në Shqipëri, ku nuk i kursen daljet e saj publike.
Aurela ka zbuluar për fansat e saj se është e angazhuar me biznesin e bikinit, tashmë në tregun ndërkombëtar. Por modelja seksi është mjaft e rezervuar përsa i përket jetës së saj private dhe e ka mbajtur të fshehur njeriun që i ka “rrëmbyer” zemrën.
E mesa duket se veç karrierës dhe ëndrrës për të prekur famën ndërkombëtare, ajo që e mban “peng” në Spanjë është edhe partneri saj prej më shumë se dy vitesh.
“Gazeta Shqiptare” ka mundur të mësojë se Albani prej disa vitesh jeton në Spanjë, ku dhe ka bizneset e tij në fushën e hotelerisë. Djaloshi nga Miloti dhe Aurela janë njohur gjatë pushimeve të saj në Spanjë nga miq të përbashkët.
Që pas takimit të parë, ishte Albani ai që vendosi të vijë drejt Shqipërisë për të kaluar më shumë kohë me të dashurën e tij të re. E pas disa udhëtimesh, çifti vendosi të bashkëjetonte në Spanjë.
Krahas bizneseve të partnerit, Aurela kërkoi edhe famën ndërkombëtare, duke u marr me pasionin e saj, modën. Ndonëse kur vjen puna për jetën private, është hermetike, nuk kanë qenë të rralla rastet kur daljet me Albanin kanë mundur të fotografohen edhe nga paparacët. Madje edhe miqtë e afërt kanë “zbuluar” copëza nga historia e tyre e dashurisë.
Të afërmit e çiftit flasin për një marrëdhënie serioze mes të dyve, lidhje formale edhe për familjarët. Gjatë vizitave së tij në Tiranë, djaloshi qëndron tek shtëpia e modeles, fakt ky që konfirmon edhe njëherë se lidhja mes dyshes është serioze e pse jo shumë shpejt mund të kemi lajmin e mirë se të dy kanë vendosur të hedhin hapin e madh.
Krahas jetesës jashtë kufijve, çifti nuk kursen as udhëtimet luksoze. Për ata që i njohin nga afër Aurela dhe Albani njihen si çifti që pëlqen udhëtimet dhe destinacionet e luksit. Vetëm pak ditë më parë modelja festoi ditëlindjen e saj në Barcelonë, në një festë ekskluzive me maska dhe balerina të ftuara.